09:03 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Një javë nga aksidenti i policëve, po kërkohet edhe njëri!

Sot bëhen një javë kur dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Kaçaniku kanë rënë me veturën e tyre nga një lartësi mbi 100 metra në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Pjesëtarët e FSK-së, PK-së dhe klube të ndryshme, nga dita e aksidentit kanë zhvilluar kërkime në pjesë të ndryshme për policët e zhdukur .

Përpos Malsor Dashit, që është gjetur të enjten në lumin Lepenc, zhytësit do të vazhdojnë edhe sot kërkimet për policin tjetër, Armend Trenën.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar për këtë rast.