15:31 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / MSH

Një kat i Onkologjisë në renovim, nga e hëna kemioterapia jipet në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të renovimit të katit përdhesë të Klinikës së Onkologjisë, aty ku jepen shërbimet ambulantore të klinikës, pra hapësirat ku jepet kemioterapia, nga dita e hënë, 15 janar 2024, do të zhvendosen përkohësisht në objektin e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, e cila ndodhet në hapësirat e QKUK, hyrja nga lagja e Veternikut.

Shërbimi i Radioterapisë do të funksionojë normalisht në hapësirat e ekzistuese, kurse  shërbimi 24-orësh, për të  hospitalizuarit do të vazhdojë akoma në katin përdhesë të Ortopedisë së vjetër, aty ku ishte zhvendosur rreth  3 muaj më parë.

Me renovim  të tërësishëm të Klinikës së Onkologjisë, investim nga Ministria e Shendetësisë dhe ShSKUK, do të  krijohen kushte moderne për trajtim të pacientëve dhe për stafin që i ofron këto shërbime.