12:38 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Një McLaren special me 24 karat

Mes krijimeve të fundit të Mclaren Special Operations është dhe një model unik, 720S i prezantuar në Sallonin e Dubait, me kërkesë të një klienti misterioz.

Ndryshon vetëm estetika pasi është njësoj nga ana mekanike s modeli Super Series, me motor me 8 cilindra biturbo 4.0 me 720 kuaj fuqi, projektuar nga italiani Emilio Scervo.

Shasia është me fibra karboni. Përveç karbonit, disqet në ngjyrë ari për të përcaktuar impaktin viziv.

120 orë punë më shumë janë dashur se modeli origjinal, për të personalizuar këtë mjet.Një tjetër e veçantë e këtij mjeti është shprehja pas e shkruar me shkronja arabe. “Jeta matet me atë që arrin, duke mos numëruar vetëm vitet”, fjalë të Bruce McLaren, themeluesit të kompanisë. Citimi ka kërkuar 30 orë punë për pozicionin e veçantë dhe dizajnin e veçantë që formon grataçielat e Dubait në ngjyrë ari.