13:35 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Një person i vdekur në aksidentit e aksit rrugor Gjakovë-Klinë

Një person ka vdekur në aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, komandanti  i trafikut rrugor, Albin Sahatqija, i cili shtoi se viktima ishte në veturën që ishte në rrugën e duhur, përderisa një person tjetër që ishte shkaktar i aksidentit, është në gjendje më të lehtë.

Sipas tij, policia ka arrestuar të dyshuarin i cili është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, ky aksident ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe në të ishin të përfshirë 3 vetura.

Sipas Sataqijes, aksidenti ka ndodhur si pasojë e një veture që ishte në tejkalim në vendin jo të duhur.

Ndërsa, sipas tij, vetura e tretë e përfshirë në këtë aksident ka pësuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz./Indeksonline/

Policia jep detaje për aksidentin në aksin rrugor Gjakovë-Klinë