10:11 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Një person në gjendje të dehur sulmon policinë, shkakton edhe dëme

Një person në Pejë, në gjendje të dehur ishte shoqëruar në stacionin policor.

Sa ishte aty, ai filloi t’i fyejë dhe të sulmojë zyrtarët policor, si dhe ka dëmtuar një tavolinë.

Duke parë gjendjen e tij, zyrtarët policor kanë përdorur forcën proporcionale dhe e kanë futur nën kontroll të dyshuarin.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/