23:30 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Një Rolls-Royce special, për një merakli japonez

3362. Kaq shembuj të modeleve Ghost,Wraith dhe Dawn, ka shitur Rolls-Royce vitin e kaluar në mbarë botën.

2017 ishte një vit i mbarë për prodhuesin britanik, e cila nuk bën makina të zakonshme.

Sidoqoftë, për të shkuar edhe më tej, ka pronarë të tillë të cilët synojnë që Rollsi i tyre të jetë edhe më i veçantë se i të tjerëve.

Ashtu si Manabu Goto, një japonez, i cili modelin e tij Dawn dëshironte ta ketë më ndryshe.

Kjo coupe e bardhë është e pajisur me trup të Wald, pezullim të ulët dhe disqe të mëdha Forgiato Troppo-ECL, me rrota 24-inç.

Manabu Goto nuk është hera e parë që bën porosi speciale për makinat e tij. Më herët është parë me një Lamborghini Aventador ngjyrë roze dhe disa modifikime të çmendura. /IndeksOnline/