17:37 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një rrugë e Mitrovicës së veriut merr emrin e Oliver Ivanoviqit

Me sugjerim të grupit të këshilltarëve të Listës Serbe, anëtarët e kuvendit komunal të Mitrovicës Veriore miratuan sot vendimin me të cilin një rrugë në pjesën veriore të këtij qyteti do të quhet sipas kreut të vrarë të Iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviq.

Vendimi i këshilltarëve është që rruga ‘Nemanjina’, tash e tutje të quhet ‘Oliver Ivanoviq’.

Pas vrasjes së Ivanoviq, kolegët e tij të partisë dhe simpatizantët filluan dhe nënshkruan një peticion duke kërkuar që një rrugë në qytet të pagëzohej me emrin e tij.

Ivanoviq u vra më 16 janar të këtij viti para selisë së partisë së tij dhe përgjegjësit për këtë vrasje ende nuk janë zbuluar.