16:00 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Një sandwich 8 euro, Durrësi shtrenjton çmimet pasi shkojnë shumë kosovarë

Shumë kosovarë i kanë lidhur pushimet me festën e Kurban Bajramit. Kolona të gjata janë krijuar në rrugën për Shqipëri në orët e paraditës, kjo e ndërlidhur edhe nga temperaturat e larta që po mbretërojnë në vend.

Por, në Durrës menjëherë është vërejtur rritje e çmimeve për të zënë “aksham pazarin” e fundit të gushtit, shkruan Indeksonline.

Një kosovar ka dërguar faturën ku një sandëich është paguar 1000 lekë (8 euro). Një ujë i thjesht është paguar 200 lekë (1.60 euro).

Pushuesit nga Kosova thonë se kanë vërejtur menjëherë këtë rritje të çmimeve e cila sipas tyre është e dukshme në shumicën e artikujve./Indeksonline/

Temat: