Një serb drejton duelin deçiziv, Barça – Spurs
Gjyqtari gjerman, Felix Zwayer është caktuar që ta drejtojë duelin e Champions Leagues mes Inter dhe PSV.
Derisa Milorad Mazic do ta drejtojë ndeshjen, Barcelona – Tottenham.
Ndeshjet finale të këtij grupi zhvillohen në mbrëmjen e së enjtes, teksa Barça është tashmë e kualifikuar, por Interi duhet të marrë rezultat më të mirë se Spurs që të kalojë në fazën e eliminimit direkt.
”Nerazzurrët” janë nikoqir të PSV-s në ”San Siro”, ndeshje e cila do të drejtohet nga Zwayer, e asistuar nga Thorsten Schiffer dhe Marco Achmuller, dhe Daniel Siebert si dhe Sascha Stegemann, transmeton IndeksOnline.
Derisa, derbi, Mazic do të jetë i caktuar për ndeshjen deçizive mes Barcelonës dhe Tottenhamit në ”Camp Nou”.
Nëse Spurs fitojnë, atëherë Interi eliminohet automatikisht nga Champions League./IndeksOnline/