21:19 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Një teknologji e re do të sjellë revolucion në sistemin e frenimit

Frenat e reja të bazuara në polimerë mund të përmirësojnë shumë sistemin e frenimit në vetura dhe trena, duke i bërë në këtë mënyrë më efiçiente dhe më pak të kushtueshme, shkruan Forbes.

Duke përzier fibrat e karbonit me frena të bazuara në polimerë, hulumtuesit në Universitetin e British Columbia, Universitetin e Teknologjsë Sharif në Iran dhe Universitetin e Torontos thonë që ata janë të gatshëm të krijojnë frena që lubrifikohen vetvetiu.

Teknologjia e re është bërë zyrtare muajin e kaluar nga Universiteti i British Columbia.

Këto frena të reja dhe të përmirësuara mund të ndalojnë prishjen e ngadaltë dhe kanë material më të mirë friksionues se sa frenat që janë për momentin në treg.

Materialet e pedales së frenës janë në tre kategori: metalike, qeramike dhe organike. Të gjitha kanë përfitimet dhe dobësitë e tyre në dizajn siç janë kostot, qëndrueshmëria, zhurma, koha e ngadaltë e reagimit apo temperaturë të madhe gjatë përdorimit.

“Teksa ne vazhdojmë të zhvillojmë nanomateriale dhe i përziejmë ato me polimere. Kështu mund të zhvillohen kompozime multifunskionale që adresojnë çështje sikur fërkimi, distribuimi i nxehtësisë në nivel molekular. Kështu industria do vazhdojë të zhvillohet”, thotë Mohamed Arjmand në një deklaratë.

Teknologjia e re mund të krijojë pedale më të vogla të frenimit që janë më efiçiente dhe kosto-efektive pasi që pedalet më të vogla mund të durojnë fërkim dhe temperatura më të mëdha.

22% e aksidenteve ndodhin si shkak i mosfunksionimit të frenave.