16:58 / E Mërkurë, 12 Korrik 2023 / Gj. Sh

Një tjetër futbollsit nga Premierliga akuzohet për shkeljen e rregullave të basteve

Pas Ivan Toney të Brentfordit, një tjetër futbollist nga Premierliga angleze akuzohet pët shkeljen e rregullave të basteve.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Nottingham Forestit, Harry Toffolo, shkruan IndeksOnline.

Toffolo akuzohet nga Federata Angleze e Futbollit për shkelje të rregullave të saj të basteve.

Pretendohet se ai ka shkelur rregullat e FA, të cilat i ndalojnë lojtarët të vënë baste ose të kalojnë informacione që mund të përdoren për baste, 375 herë midis 22 janarit 2014 dhe 18 marsit 2017.

Në atë kohë Toffolo ishte pjesë eb Norëich City dhe luajti në huazim për Sëindon, Rotherham, Peterborough dhe Scunthorpe.

27-vjeçari do të ketë kohë deri më 19 korrik për të apeluar.

Toffolo u bashkua me Nottingham Forestin në verën e kaluar dhe bëri 19 paraqitje në Premier League.

Kujtojmë që gjatë muajit maj, sulmuesi i Brentfordit dhe Anglisë, Ivan Toney, u pezullua për tetë muaj, pasi pranoi 232 shkelje të rregullave të basteve të FA.

Toney iu dha një ndalim i reduktuar nga 11 muaj në tetë, për shkak të një varësie të diagnostikuar nga kumari dhe nuk do të lejohet të luajë përsëri deri më 17 janar 2024./IndeksOnline/