14:58 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Një veturë digjet tërësisht në Lagjen e Spitalit (Video/Foto)

Në orët e pasditës së sotme një makinë është përfshirë nga zjarri në Lagjen e Spitalit, saktësisht në rrugë B në kryeqytet.

Në një video të dërguar nga një lexues i Indeksonline mund të shihni se sa me shpejtësi digjet makina ngjyrë e zezë e tipit Ford Mondeo, ndërsa zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes./Indeksonline/