10:58 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Njërën në krahë e tjetrin në bark, Emina Çunmulaj sjellë forcën e nënës (Foto)

Emina Çunmulaj është në muajt e fundit të shtatzanisë. Modelja e famshme shqiptare duket që po e shijon tej mase këtë ndjesi, ndërsa pret fëmijën e saj të dytë, shkruan Indeksonline.


Modelja madje çdo moment nga kjo pritje e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Por së fundmi ajo sjellë fotografinë më të ngrohtë. Në njërin krahë fëmijën e saj të parë, e në bark atë që po pret, kjo tregon më së miri magjinë e të qenurit nënë dhe forcën e saj që reflekton paqe e dashuri.

Këtë fotografi ajo e ka postuar me rastin e Ditës së Nënës./Indeksonline/