22:31 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Njerëzit me rrahje të parregullt të zemrës rrezikohen nga demenca

Ndërsa ne mplakemi, arteriet tona karotide që kalojnë nga truri në zemër gradualisht bllokohen me depozitat yndyrore të pllakave në një proces të njohur si arteroskleroza.

Ngushtimi dhe ngurtësimi i arteries që kufizon rrjedhjen e gjakut dhe furnizimin e oksigjenit në tru rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut që mund të bllokojë rrjedhën e gjakut në zemër ose në tru.

Studimi i ri zbuloi se efektet e fibrilimit atrial dhe sëmundjes së arteries karotide kombinohen dhe kufizimi që rezulton në rrjedhjen e gjakut në tru rrit rrezikun e demencës.

Hulumtuesja klinike Victoria Jacobs nga Qendra Mjekësore Intermountain në Salt Lake City SHBA thotë se ekipi i studiuesve ka studiuar lidhje midis fibrilimit atrial dhe demencës.

“Këto të dhëna theksojnë nevojën e vazhdueshme të mjekëve për të monitoruar dhe kontrolluar pacientët si për sëmundjen e arteries karotide ashtu edhe për fibrilizimin atrial, sidomos pacientët që kanë faktorë rreziku të ndonjërës nga sëmundjet”, tha ajo.

Sëmundja e arterieve karotide është një shkak kryesor i sulmeve në tru, duke përbërë rreth një të pestën e të gjitha rasteve në Britani të Madhe.

Fibrilacioni atrial është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës, duke prekur rreth një milion britanikë.

Në përgjithësi ajo prek mbi moshën 65-vjeçare dhe është problem i zakonshëm te pacientët me presion të lartë të gjakut, arterosklerozë ose problem me valvulat e zemrës.

Ritmi jonormal i zemrës shkakton grumbullim të gjakut dhe mpiksje në zemër, dhe kur këto mpiksje të gjakut lirohen, ato mund të shkaktojnë sulm.

Faktorët e rrezikut janë të ngjashëm me fibrilacion atrial dhe me sëmundjen e arteries karotide dhe përfshijnë moshën, peshën, hipertensionin, kolesterolin e lartë dhe diabetin. Pirja e duhanit gjithashtu mund të rrisë rrezikun.

Gjetjet janë prezantuar në sesioni e 39-të vjetor shkencor Rhythm Society në Boston.

Temat: