08:19 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Njëri nga fituesit e C’est La Vie shpërthen nga emocionet (Foto)

Ka përfunduar mbrëmë spektakli shumë i ndjekur “C’est la vie”, pas një gare shumë të fortë mes çifteve.

Pas përballjeve në sfidë me njëri-tjetrin dy çiftet që mbetën në fund ishin Ori & Anxhela dhe Kristi & Lindi.

E para që votoi ishte Rovena e cila zgjodhi Kristin dhe Lindin, edhe Altin Goci ja dha votën dy djemve duke u shprehur se Kristi nga të kënduarit në rrugë do ngjitet shumë lartë në karrierë.

Kristi u emocionua shumë para se të shpallej ai fitues nga fjalët prekëse që i tha Ori e cila u shpreh se e ka konsideruar atë si vëlla.

Pas votimit të jurisë, Kristi dhe Lindi u shpallën fitues dhe ngritën kupën. “Kristi dhe Lindi fitues të C’est la vie, kupa për ju”, u shpreh Marina ndërsa konkurrentët vrapuan në skenë për të përqafuar fituesit.