21:40 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njeriu i Erdogan vjen në Kosovë, takohet me Thaçin e Haradinajn

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovës.

Ai gjatë qëndrimit në Kosovë do të ketë takime me krerët e shtetit. Presidentin Hashim Thaçi do ta takoj nesër në mbrëmje, derisa kryeministrin Ramush Haradinaj, të shtunën në mëngjes.

Vizita e ministrit të  Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është e  parë e një zyrtari të lartë të Turqisë që vjen për vizitë në Kosovë pas deportimit  të gjashtë ‘gylenistëve’, ngjarje kjo që shkaktoi një acarim të raporteve ndërshtetërore.

Në zyrën e kryeministrit të Kosovës e kanë konfirmuar se takimi mes Ramush Haradinaj dhe ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të ndodh të shtunën.

“Nesër nuk do te ketë takim për shkak se kryeministri është i zënë me agjendë. Ky takim do të zhvillohet të shtunën në ora 9:00” .

Kurse, zyra e Presidentit ka bërë me dije se në agjendën e Hashim Thaçit është paraparë që nesër të zhvillohet takimi mes ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu. Ky takim pritet të ndodh nga ora 18:30.