16:50 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Njeriu që në shtëpinë e tij mban 300 mace, arsyeja do të ju mërzisë (Foto)

Shumë njerëz preferojnë të kenë kafshë shtëpiake, por shumë prej tyre zgjedhin macen ose qenin.

Madje në moshën 58 vjeçare, Chris Arsenault jeton me 300 mace, duke u dhënë atyre jetën e luksit që meritojnë-të plotë me ushqim, vend të nxehtë dhe gjithçka që u duhet.

Ndryshe nga ne, zgjedhja e Chris-it për të jetë me ato mace erdhi qe një vit dhe është i rrethuar nga krijesa qetësuese të mbuluara me qime, transmeton Indeksonline.

Chris vendosi të hapte shtëpinë et ij për macet për t’u përballur me pikëllimin e humbjes së djalit të tij, i cili vdiq në moshën 24 vjeçare në një aksident me motor në Long Island, Cross Island.

Pak muaj pas vdekjes së Eric, Chris zbuloi një koloni të koteleve të sëmura në anën e një pike hekurudhore, teksa punonte si drejtues i trenit.

“Kishte tridhjetë të vogla që do të vdisnin pasi ishin sëmurë, kështu që unë i mora ato në shtëpi”, ka thënë Crhis. I dua shumë kafshët, kur isha i ri kisha lepuj, qenë dhe të gjitha i emërova. Kafshët gjithmonë kanë qenë pasioni im./Indeksonline/