17:53 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me kundërshtarin e Prishtinës në Europa League (Foto/Video)

Skuadra e Prishtinës ka mësuar kundërshtarin e parë në raundin paraprak të Europa Ligës, në shortin e hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Fituesi i Kupës së Kosovës në rrethin e parë parakualifikues do të luaj me ekipin nga Gjibraltari, FC Europa, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Gjibraltari merr pjesë në gara evropiane për të pestin vit me radhë dhe vetëm një herë ka arritur të kualifikohet në rundin tjetër.

Në 10 ndeshje të zhvilluara në kualifikimet për ligën e dytë më të rëndësishme në kontinentin e vjetër, Fc Europa ka fituar vetëm dy ndeshje.

Ata janë shtatë herë Kampion të Gjibraltarit dhe një herë fitues të Kupës, ndërsa në sezonin e fundit janë renditur në vendin e dytë në Ligë.

Stadiumi i tyre është modest me një kapacitet prej 2800 ulsesh. /IndeksOnline/