14:05 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

Njihuni me lojtarin e parë që ka lindur në vitin 2002 dhe që paraqitet në një kompeticion anglez

Tinejxheri i Middlesbrough, Nathan Wood nuk i ka shijuar kurrë filmat e Pokemonit në vitet e 90-ta.

Për t’i vënë gjërat në prespektivë, djaloshi nuk e shijoi as tripletën e famshme të Manchester Unitedit në sezonin, 1999/00.

Si 16-vjeçar dhe 75 ditë, Wood është bërë futbollisti më i ri që është paraqitur në një ndeshje kompetitive për skuadrën e parë të Middlesbrough.

Debutimi i tij erdhi mbrëmë, kur ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë ndaj Notts Countryt.

Në fakt, ai është lojtari i parë i lindur në vitin 2002, që është paraqitur në një kampionat profesional të Anglisë, Kupë apo garë tjetër, raporton Scouted Football, transmeton IndeksOnline.

Middlesbrough e fitoi ndeshjen në fjalë në penallti në kuadër të Carabao Cup ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, por debutimi i Wood ishte mundësi e mirë për t’i treguar vlerat e tij defanzive.

Çfarë momenti për lojtarin në fjalë. Mbajeni mend emrin e tij./IndeksOnline/