15:06 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me sportistin më të paguar në botë – marrëveshja e tij vlen 365 milionë dollarë

Canelo Alvarez ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare në vlerë të 365 milionë dollarëve – në marrëveshjen më të shtrenjët në historinë e sportitit, gjithnjë sipas menaxherit të tij, Oscar De La Hoya.

Kontrata e Canelos është për 11 përballjet në 5 vitet e ardhshma me kompaninë transmetuese, DAZN, e cila është lansuar në treg gjatë shtatorit të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Canelo është sportisti më i paguar në botë. Ai është tejet i lumtur”, tha De La Hoya për ESPN, transmeton IndeksOnline.

Popullariteti i Alvarez shpërtheu në vitet e fundit me përballjet ndaj mundësve si Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chaves Jr.

Natyrisht, Canelo u përballë edhe me Floyd Mayweather në vitin 2013 – dhe u mposhtë, por ai është popullarizuar edhe më shumë në vazhdim.

Përballja e parë e Canelos nën këtë kontratë do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding në Madison Square Garden./IndeksOnline/

Temat: