14:37 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Njoftim për tifozët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari

Federata e Futbollit e Kosovës përmes një publikimi zyrtar ka njoftuar të gjithë tifozët që kanë blerë biletat online që ti shtypin në verzionon bardh e zi.

Përveç kësaj FFK bën të ditur që biletat nuk duhet të jenë të dëmtuara dhe kodi duhet të jetë i lexueshëm.

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online duhet ta shtypin biletën në versionin bardh e zi. Bileta nuk duhet të jetë e dëmtuar. Shtypi duhet të jetë i pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme” thuhet në njoftimin e FFK-së.