13:36 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Noizy kërkon ndihmë nga ju që 6 vajza jetime të bëhen me shtëpi (Video)

Gjashtë vajza të vogla që mbetën jetime pas vdekjes së nënës u nxorën nga shtëpia prej xhaxhait.

Vajzat e vogla kanë nevojë për një shtëpi dhe për shkollim. E për këtë gjë ka reaguar shpejtë reperi, Noizy.

Noizy i cili njihet për bamirësi të shumta, në shumë raste për fëmijët jetimë, për fëmijët e sëmurë e familje të shumta këtë herë ka marrë iniciativën për t’i ndihmuar vajzat, shkruan Indeksonline.

Noizy ka shpërndarë videon ku vajzat shihen të vetme dhe ku njëra prej tyre tregon gjendjen në të cilën janë.

Së pari kërkohen 40 mijë euro për një shtëpi në Tiranë dhe më pas të vazhdohet me ndihmat e tjera në mënyrë që vajzat në nevojë të arrijnë të kenë sado pak ndihmë./Indeksonline/

Temat: