17:42 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Norwichi e shokoi Manchester Cityn, tifozët anglezë e krahasojnë me Kosovën

Kampioni anglez Manchester City, u gjunjëzua të shtunën në Carrow Road duke u mposhtur 3-2 nga Norwich City.

Shumë tifozë anglezë e kanë krahasuar lojën e Norwichit me atë të Kosovës.

“Paraqitja e Norëichit më rikujtoi paraqitjen e Kosovës kundër Anglisë në mesjavë. Ata treguan passion dhe dhanë gjithçka për fanellën. Si tifozë i futbollit, kjo është ajo që dëshiron ta shohësh” shkruan në Twitter, Richard Cumiskey.

Ndërsa një tjetër tifoz thotë se këto dy skuadra aplikojnë futboll modern.

“Kosova dhe Norwichi, janë dy nga pak skuadra që sot aplikojnë “futbollin modern” si filozofi të tyre” shkruan Sandi.  /Indeksonline/