20:46 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Nuhiu: Në Llap nuk fitohet lehtë

Drita ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Llapi me rezultatin, 0-4.

Pas ndeshjes, trajneri Ardian Nuhiu është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij.

“Në Llap nuk është lehtë të fitohet, por sot ia dolëm. Më gëzoi shpirti luftarak në fushë, i cili tregoi që kemi potencial të mirë”, tha Nuhiu në “SS Kosova”.

Tutje, Nuhiu sqaroi edhe rastin e mungesës së Liridon Lecit në këtë ndeshje.

“Leci ishte i lënduar dhe nuk doja të rrezikoj me të, por egoja e tij, e njohim të gjithë, dhe meqenëse nuk rrezikova, ai nuk deshti të qëndrojë në 18-she. Ne do të flasim menjëherë pas ndeshjes me të dhe do të sqarojmë gjithçka”, përfundoi Ardian Nuhiu.