22:49 / E Hënë, 07 Maj 2018

Nuk di si të shënoj ndryshe, Enis Bardhi gol nga gjuajtja e lirë (Video)

Enis Bardhi ka shënuar në fitoren e Levantes 3 me 0 ndaj Leganes.

Ylli shqiptar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Maqedonisë, shënoi një gol të bukur, shkruan IndeksOnline.

Ai shënoi në minutën e 59’të, një gol nga gjuajtja e lirë.

Dy golat tjerë për ekipin e Levantes i shënuan; Coke dhe Morales.

Ky ishte goli i shtatë i Bardhit në sezonin e parë me ekipin spanjoll./IndeksOnline/