Nuk do ta besoni se kush u shpall Lojtari i Ndeshjes në ndeshjen Argjentinë-Meksikë!
Juan Foyth, është emri që në futbolllin evropian e latin pritet të flitet shpesh për të. Djaloshi argjentinas debutoi javën e kaluar me skuadrën e Tottenham duke shënuar gol në debutim në ndeshjen ndaj Crystal Palace.
20 vjeçari argjentinas arriti që me golin dhe paraqitjen fantastike në debutim t’i siguroi Tottenhamit 3 pikë në ndeshjen e fundit.
Pas kësaj paraqitje, selektori i Argjentinës, Lionel Scaloni e ftoi për dy ndeshjet e radhës.
Në ndeshjen debutuese për Foyth të zhvilluar mbrëmë ndaj Meksikës, talenti i Tottenham u vlerësua si Lojtari më i mirë i Ndeshjes, çmim të cilin e pranoi pas ndeshjes./Indeksonline/