Nuk e lë keq as Kendall Jenner, ndërhynë tek buzët (Foto)
Nëse jeni lodhur nga problemet me akne, jo mjaftueshmërinë e buzëve të juaja apo diçka të ngjashme me pamjen thjeshtë përkujtoni se nuk jeni të vetmet.
Janë pikërisht artiste të shumta të cilat vazhdojnë të ndërhyjnë në pamjen e tyre pasi thjeshtë nuk arrijnë të perceptojnë veten ashtu siç janë.
Modelja e cila cilësohej si motra Kardashian/Jenner, pa ndërhyrje këtë herë e bëri edhe ajo një të tillë.
Kendall Jenner është komentuar shumë pas kalimit të saj në qilimin e kuq në ‘Golden Globe Awards’ natën e kaluar, transmeton Indeksonline.
Buzët të cilët vëreheshin qartë se kanë ndryshuar ishin pikërisht pika kyçe për të cilët rrjetet sociale dhe raportimi i mediave rozë u përkushtua mbrëmë.
Ndryshe komentuesit e kanë cilësuar si aspak të hijshme që buzët e saj të injektuara t’i tregojë pikërisht në qilimin e kuq të një eventi./Indeksonline/