15:17 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Nuk funksionojnë semaforët, krijohet tollovi në qendër të Prishtinës

Tollovi është krijuar në qendër të Prishtinës. E gjithë kjo si pasojë e mos-funksionimit të semaforëve pikërisht në afërsi të objektit të Rilindjes.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi ku shihet se qarkullim i veturave është vështirësuar pasi janë krijuar edhe kolona.

Duhet përkujtuar që pikërisht në këtë vend lidhen shumë rrugë të Prishtinës, ndër më të frekuentuarat./Indeksonline/