18:56 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk gabon Manchesteri, mposht Evertonin

Manchester United ka mposhtur Evertonin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Premierligës.

Golin e parë për skuadrën e Mourinhos e shënoi Pogba, ku topin e rikthyer nga penalltia e realizoi në gol.

Martial dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të të ndeshjes pas një asisti nga Pogba, shkruan indeksonline.

Golin e vetëm për Evertonin e shënoi Sigurdson në minutën e 77-të nga penalltia.

Manchester United është në pozitën e tetë me 17 pikë ndërsa Everton një pozitë më poshtë me 15 pikë. /IndeksOnline/