15:11 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk i frikësohen njëri-tjetrit, të shtunën super meçi (Video)

Dita po afron! Të shtunën, do të zhvillohet super meçi i muajit, ku Kampioni Botëror, Anthony Joshua do të përballet me Joseph Parkerin.

Sot ishte takimi i parafundit sy më sy i dy boksierëve, njëri nga Zelanda e Re, tjetri nga Britania e Madhe, shkruan IndeksOnline.

Boksierët që janë pa humbje në konferencë për shtyp thanë se do ta zhvillojnë një meç cilësor dhe të bukur për shikuesit.

Joshua thotë se nuk do ta ketë problem përball Parkerit. Kurse, 26-vjeçari thotë se i ka ardhur koha për humbje britanikut.

Cili do të triumfoj në fund do ta shohim të shtunën më 31 mars, meç i paraparë të zhvillohet rreth orës 22:00 dhe 23:00 në stadiumin e Cardiffit.

Kujtojmë që Parker ka të zhvilluar 24 meçe, 24 fitore – 18 me KO. Kurse, Joshua 20 meçe, 20 fitore – 20 me KO./IndeksOnline/