16:27 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuk i mjafton Aguero e Jesus, Manchester City dëshiron sulmuesin e talentuar francez

Gjiganti anglez Manchester City është duke e monitoruar sulmuesin francez të Lille, Nicolas Pepe.

Sipas raportimeve të “Mundo Deportivo”, ekipi i Guardiolas po mendon të bëjë një ofertë për sulmuesin e talentuar në afatin e janarit, transmeton Indeksonline.

Për shërbimet e Pepe janë të interesuar edhe ekipet si Barcelona dhe Juventus.

Sulmuesi 23 vjeçar në 12 ndeshje këtë sezon për Lille ka shënuar tetë gola dhe ka pesë asistime./Indeksonline/