21:34 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nuk jep qehre asnjëherë, Geti ua bën qejfin me ‘zor’ fansave të tij

Getoar Selimi është tejet i rezervuar me fansat dhe ndjekësit e tij.

Është nga të paktët artistë që nuk u përgjigjet mesazheve të tyre, madje paraqitet edhe shumë pak, thuajse asnjëherë veçmas kohëve të fundit në mediume e intervista, shkruan Indeksonline.


Reperi që dje lansoi projektin më të ri muzikor me titull ‘ Ghetto Geasy’, sot në llogarinë Instagram ka postuar një instastory ku shihet duke qeshur me ‘zor’ e ku shkruan: Se tani po thojnë që s’po keshi!


Ndryshe ka javë që po shëtit në vende të ndryshme me bashkëshorten e tij, Marinën në një vjetorin e martesës së tyre./Indeksonline/