17:01 / E Diele, 01 Maj 2022 / C E

Nuk ka fitues në “Zahir Pajaziti”, Malisheva e mposht Feronikelin

Kanë përfunduar të tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zahir Pajaziti”, skuadra e Llapit ka arritur të barazojë me shifrat 1:1 në derbin me Ballkanin.

Me pikët e reja, Ballkani është gjithnjë e më afër titullit, ku zë vendin e parë me 70 pikë, krahas Llapit që renditet në pozitën e katërt me 54 pikë të arkëtuara.

Ndërkaq, krahas takimit mes Llapit dhe Ballkanit u zhvillua edhe ndeshja mes Feronikelit e Malishevës, në të cilën triumfoi kjo e fundit me rezultat solid 2:0.

Pas fitores së sotme, Malisheva ngjitet në pozitën e shtatë me 40 pikë, ndërsa Feronikeli zë vendin e fundit me 12 pikë të arkëtuara.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 1:1 Drenica

Feronikeli 0:2 Malisheva

Llapi 1:1 Ballkani