18:34 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Bugatti nuk mund të shkoj mbi 450 km/orë, sepse nuk ka goma për të

Bugatti Chiron kishte “këpucë” të mëdha për të mbathur kur zëvendësoi modelin paraprak Veyron.

Deri më tani, Chiron ka treguar se ka kredencialet e duhura si pasardhës. Sidoqoftë, askush nuk ka qenë në gjendje të përjetojë plotësisht shpejtësinë e vërtetë që një makinë me 1,480 kuajfuqi është në gjendje të zhvilloj, transmeton IndeksOnline.

Kjo për shkak se asnjë gomë nuk është në gjendje t’i bëj ballë një shpejtësie më të madhe se 450 km/orë. Kështu deklaroi shoferi testues i Bugattit, Andy Wallace.

Wallace është njeriu që ka vendosur rekordet e shpejtësisë së lartë në Jaguar XJ220 dhe McLaren F1 gjatë viteve 1990.

Tani për tani, Chiron është i kufizuar elektronikisht në vetëm 420 km/orë dhe ka një set gomash Michelin për të trajtuar 1,480 kuajfuqi. E për të arritur shpejtësinë 420 km/orë është e mundur vetëm duke shtypur “celësin e shpejtësisë së lartë” . Pa këtë celës, Chiron ka shpejtësinë maksimale 385 km/orë.

Sipas Wallace, Michelin aktualisht po zhvillon një gomë që do të jetë në gjendje të mbajë ngarkesat me mbi 450 km/orë. Goma duhet të jetë gati në 2018, kur edhe Bugatti pritet të vendosë një shpejtësi maksimale zyrtare për Chiron. /IndeksOnline/