09:05 / E Diele, 18 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk ka kush që e ndal, Besart Berisha shënon hat-trick! (Video)

Besart Berisha ka treguar edhe njëherë tjetër se është sulmuesi shqiptar më në formë këtë sezon.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ka realizuar tre gola në përballjen e fundit të Melbourne Victory kundër Central Coast Mariners, shkruan IndeksOnline.

Besi shënoi një herë në pjesën e parë (25’ën minutë), dhe dy herë në pjesën e dytë (54’të dhe 74’të minutë).

Me dy golat tjerë të George dhe Theoharous, skuadra e Melbourne fitoi bindshëm 5 me 2.

Kosovari me tri golat e shënuar sot, ngritët në kuotën e 12 golave në 23 xhiro, dhe gjendet në pozitën e 3’të në listën e golashënuesve në “A-League”./IndeksOnline/