14:56 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Nuk ka kushte që ndeshja të zhvillohet në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë mëngjesit të sotëm ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë zyrtare që ndeshja Prishtina – Drita të zhvillohet në kryeqytet.

Megjithatë FFK si duket a ke refuzuar kërkesën e Ahmetit dhe ndeshja do të zhvillohet në Pejë, aty ku i ka zhvilluar Prishtina ndeshjet si vendas.

Ahmeti ka bërë një njoftim ku ka thënë se FFK ka refuzuar kërkesën e tij.

“Federata e Futbollit e Kosovës thotë se nuk ekzistojnë kushtet për ta për ta organizuar lojën në Prishtinë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndeshja Prishtina – Drita është më e rëndësishmja e sezonit ku do të vendos për Kampionin për sezonin 2017/18. /IndeksOnline/