75 Mall Live Search
08:48 / E Martë, 26 Maj 2026 / G T

Nuk ka lëndim serioz, Messi i gatshëm për Kupën e Botës

Në ndeshjen e fundit me Inter Miamin, Lionel Messi pësoi një lëndim muskular.

Por, është konfirmuar se lëndimi nuk është serioz dhe ai do jetë i gatshëm për Kupën e Botës me Kombëtaren e Argjentinës, shkruan Indeksonline

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari Fabrizio Romano, i cili thotë se lëndimi nuk ishte serioz.

Messi dhe Argjentina fillimisht do t’i luajnë dy ndeshje miqësore, ndaj Hundurasit dhe Islandës.

Dhe më pas, në Kupën e Botës do jenë në të njëjtin grup me Austrinë, Algjerinë dhe Jordaninë./Indeksonline/