09:05 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nuk ka prani të femrave as në boks? Flet promovuesi i “Hall of Fame” (Foto)

A do të ketë femra të pranishme gjatë një ndeshje boksi? Pë këtë ka folur Promovuesi i Boksit të Hall of Fame, Frank Warren.

Ai thotë se çfarë ka bërë Formula 1 dhe Darst, është diskriminuese ndaj gjinisë më të bukur në planet. Kështu, ka refuzuar çdo gjë që i ndalon vajzat ta bëjnë punën e tyre në ring, transmeton IndeksOnline.

“Përkundër faktit se Formula 1 dhe sporti i Darts kanë zgjedhur të luajnë me këtë politikë, unë nuk e kam ndërmend t’i dorëzoj vajzat, ato kanë drejtë ta bëjnë punën e tyre”

“Kam folur me shumë vajza, ato nuk e shohin vetën si “objekt seksual”. Vijnë këtu dhe bëjnë punën e tyre”, ka thënë 65-vjeçari.

I të njëjtit pajtim me Warren ka qenë edhe promotori i njohur, Eddie Hearn, i cili thotë se do të vazhdoj t’i punësoj vajzat për t’u shfaqur në ring./IndeksOnline/

   

Temat: