19:36 / E Diele, 21 Prill 2024 / G T

Nuk mposhtet Leverkuseni i Granit Xhakës, shënon në sekondat e fundit ndaj Dortmundit

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka barazuar 1:1 ndaj Borussia Dortmund në ndeshjen e javës së 30-të në Bundesliga.

Ekipi i Xabi Alonsos ishte duke humbur 1:0 deri në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline

Kur u mendua se skuadra gjermane do të pësoj humbjen e parë këtë edicion në skenë doli Stanisic, i cili barazoi me kokë.

Tani kampioni i këtij sezoni në Bundesliga vazhdon rrugëtimin e saj pa asnjë humbje në 30 ndeshje në ligë dhe në 45 në të gjitha garat./Indeksonline/