12:47 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / OSH

Nuse në Kosovë, si i ka Tea marrëdhëniet me mamanë e Beartit

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi është çifti më i ri i showbizit shqiptar, lidhje e cila u bë e ditur në formën e një “skandali”, ku një publik i tërë u gënjye duke nxjerr nga “Për’puthen” si çift Tean dhe Andin.

Pavarësisht kritikave dhe hijeve mbi atë që ka ndodhur në “Për’puthen”, Tea dhe Bearti duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe lookun, duke u kthyer në kokëkuqe.

Për më tepër, ndjekësit kanë nisur të dyshojnë për faktin që Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar. Tea jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket si një unazë fejese.

Ata vetë ende s’kanë reaguar lidhur me këtë lajm.

Që ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e dinim, por si janë marrëdhëniet e Teas me vjehrrën?

Ajo ka darkuar mbrëmë me familjen e Beartit dhe ka filmuar gjatë videos edhe mamanë e Beartit, e cila ka dalë me të rinjtë dhe shfaqet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur.

Duket se askush prej tyre s’po u kushton aspak rëndësi fjalëve që qarkullojnë lart e poshtë dhe po i shijojnë në maksimum momentet së bashku.