21:23 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Nxehet” derbi, Ismet Munishi ka një mesazh për trajnerin e Prishtinës

Të shtunën zhvillohet derbi i Superligës, ku Prishtina është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e javës së 20-të.

Gjatë ditës, trajneri i kryeqytetasve kishte ironizuar, duke e quajtur një ndeshje të zakonshme sfidën kundër Ballkanit.

Nuk ka vonuar shumë edhe kundërpërgjigja e Ismet Munishit kundrejt Armend Dallkut.

Masi oshte ndeshje e zakonshme ju pershendes me kete foto . Masi oshte ndeshje e zakonshme pse po tutni pra . E di qe krejt Kosova lutni me hup sepse na jemi me te miret dhe keni shume frikë nga ne . Pa merak se te gjithve ju vjen radha . E pranoj qe eshte ne form te mire Fc Prishtina por me neve eshte shume veshtirë. Sepse na jemi kampiona Fc Ballkani Per me teper ne konferencen per shtyp te premten“, ka shkruar Munishi në Facebook.

Ballkani është lider i Superligës deri tani me gjithsej 40 pikë të grumbulluara e ndjekur nga Prishtina e cila ka vetëm tre pikë më pak.

Ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në këtë stinor, e ka fituar skuadra nga Suhareka me rezultat minimal 1:0.

Kujtojmë që ndeshja e dytë mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /IndeksOnline/