22:49 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Nxehtë për titull, nxehtë për top 4-she, çfarë Premierlige

Manchester City e ka mposhtur me lehtësi Cardifin me rezultat 2-0. Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të shënoi dy gola në pjesën e parë për të hequr dilemën e fituesit.

De Bruyne e Sane shënuan dy gola të bukur në fitoren e liderëve. Me këtë fitore, City ka një pikë më shumë se Liverpooli në Premierligë.

Fitore të rëndësishme ka arritur edhe Chelsea. 3-0 ishte rezultati i fitores ndaj Brighton. Giroud, Hazard e Loftus Cheek realizuan për fitoren e londinezëve.

Chelsea tani k 63 pikë, aq sa ka Arsenali dhe do të luftojë deri në fund për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/