08:55 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018

Nxënës e profesor protestojnë kundër suspendimit të Sabit Kopallës, bojkotohet mësimi

Nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” ditën e sotme e kanë filluar duke protestuar kundër suspendimit të profesorit Sabit Kopalla.

Ky i fundit u suspendua ditën e djeshme me anën e një vendimi të marr nga Drejtoria e Arsimit në Podujevë, pasi që ishte përfshirë në një rrahje në mes të nxënësve.

Në videon e siguruar nga “Indeksonline” shohim që nxënësit dhe stafi tjetër janë mbledhur në hollin e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” duke protestuar kundër suspendimit të këtij profesori. Madje ata kanë bojkotuar edhe orën e parë të mësimit dhe kanë paralajmëruar që protesta do të vazhdoj edhe pran objektit të Komunës.

Ndryshe, i gjithë skandali doli me anën e një video të xhiruar nga një nxënës me telefon, ku Kopalla shihej duke grushtuar nxënësin, për të cilin ka th=-ënë s ee kishte të afërm./Indeksonline/

Profesori nga Podujeva sqaron rrahjen brutale në oborrin e shkollës!