11:50 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Profesori nga Podujeva sqaron rrahjen brutale në oborrin e shkollës!

Sabit Kopalla, profesor në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka sqaruar raportimin në disa media se i njëjti ka qenë i përfshirë në një rrahje brutale me nxënës në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Kopalla, në një prononcim për “Indeksonline” ka demantuar një gjë të tillë. Sipas tij, nxënësi është i afërm i familjes së tij.

Më tutje, profesori  i cili është përgjegjës në disa klasa në shkollën “Ibrahim Rugova” ka theksuar se njësiti i policisë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vënë nën kontrollë situatën e krijuar.

“Në qarkullimin e asaj videos që është bërë nëpër portale, unë sqarojë se jam përgjegjës në shkollën “Ibrahim Rugova” me pesë klasë të gjimnazit  dhe derisa unë kam qëndruar në pushim, sepse ka qenë pushimi i gjatë aty ka ardh filani  dhe më ka thënë prof hajde se po donë me u rreh. Pastaj, unë kam dalë  dhe i kom pa aty, e kom kap nxënësin kushërinin tem dhe kom tentu që të i fus brenda por të njëjtit më kanë ardh dhe kanë ikë masandej kanë shkuar më larg unë përsëri kom provu me sanu rrahjen pastaj në vend të ngjarjes kanë ardhur policia dhe gjithçka është sqaruar ky incident”, tregon profesori për Indeksonline.

Kopalla në fund thotë se lidhur me rastin në fjalë, ka biseduar me organet përkatëse për këtë dhe gjithçka tani është në rregull.

Ndryshe, dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë realizuar edhe pamje të rrahjes në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Më poshtë pamjet:

/Indeksonline/

Profesori i gjimnazit të Podujevës rrah brutalisht një nxënës