16:17 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nxënësit rrihen në klasë, mësuesi nuk ndërhyn por i xhiron (Video)

Një mësues i shkollës së mesme në McKinney të Teksasit është pezulluar nga puna për një arsye interesante.

Derisa dy nxënës të tij po rriheshin në klasë, mësuesi nuk ndërhyri për t’i ndarë atë, transmeton Indeksonline.

Madje, atij i vinte për të qeshur me rrahjen e nxënësve, çka e bëri atë të kapte telefonin dhe t’i xhironte ata.

Rrahja ndodhi më 21 shkurt dhe nuk vonoi shumë, mësuesi u përjashtua nga puna. /Indeksonline/