09:52 / E Enjte, 15 Korrik 2021 / C E

Nxjerret në shitje një prej vetëm tri veturave Lamborghini Miura SVJ

Modeli Lamborghini Miura është prodhuar në më pak se 700 njësi dhe vetëm 3 prej tyre vlerësohen modele strikte SVJ.

Njëri preh tyre tashmë është nxjerr në shitje.

Rrëfimi për modelin Miura SVJ nisi më 1970 kur shoferi i Lamborghinit, Bob Wallace, dëshironte më shumë sesa modeli Miura SV dhe kështu e shndërroi në SVJ, duke ia shtuar edhe shkronjën J për Jota.

Megjithatë, pronari Ferrucio Lamborghini nuk ishte shumë i interesuar në atë kohë për motosporte dhe hoqi dorë nga ky projekt i Wallacet.

Prototipi i këtij modeli iu shit më pas një milioneri dhe fansat e Lamborghinit mësuan për këtë rrëfim dhe provuan ta shndërrojnë modelin Miura SV në SVJ.

Ajo që dihet është se vetëm tri njësi u kthyen në SVJ direkt në fabrikë.

Njësia në shitje është një prej atyre tri veturave të kthyera në SVJ në fabrikën e Lamborghinit dhe është quajtur në atë kohë “The Coriscan”. Emri lidhet me pronarin e parë Paul Ferrandia që vinte nga Corsica, Francë.

Vetura ka motorin e fabrikës.

Gjatë viteve, vetura ndërroi disa pronarë e ngjyra, por së fundi është kthyer në atë origjinale – të kuqe.

Vetura është restauruar nga inxhinieri i Lamborghinit Luca Salvioli dhe ka vetëm 19.582 km të kaluara.

Miura SVJ është një vlerë dhe ai që do të ketë mundësinë ta blejë, duhet të jetë tepër i lumtur \ klix\motor1