15:24 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

“O Allah”, çfarë lojtari është Salah, fiton Liverpooli (Video)

Liverpooli ka arritur fitore të mundimshme në udhëtim te Crystal Palace. Skuadra e Jurgen Klopp ishte në disavantazh në 45 minutat e parë të lojës. Por, kur ke një lojtar si Salah, asgjë nuk është e pamundur.

Futbollisti ndoshta më i mirë në botë për momentin tregoi se është larg të gjithëve me gola në futbollin evropian.

Mane së pari barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 49 pas një asisti të bukur nga Milner.

Kur loja po shkonte drejt barazimit, kështu nuk mendoi i papërsëritshmi Salah. Mbreti egjiptian në stilin e tij arriti që të shënoi për 2-1 dhe 3 pikët e Liverpoolit.

Reds me këtë fitore kanë 66 pikë duke zënë pozitën e dytë përkohësisht./Indeksonline/

Temat: