23:02 / E Diele, 30 Shtator 2018

O President! “I ka dekë nana” punēs së “korigjimit”

  1. Lëri të lutem “twittregimet” që po i bë përmes prononcimeve të çdoditshme në Tv-, se u bëre horë! Se edhe zogjët e malit, tashmë e kanë kuptuar mashtrimin që dëshironi t’ia bëni Republikës së (pambaruar) Kosovës.
  2. Më mirë të bie, të ndalesh e të fillosh të shkruash “twitmemoare” për fillet e luftēs çlirimtare… Bile, do e ruash kredonë e asaj periudhe të lavdishme të njerëzve që dhanë jetën dhe familjen.
  3. Kështu, me këto “twitmonologje” imponuese mediatike, veç sa je duke devalvu, vetën, luftën, dhe presidencën që e more nën tymnajën e gazit lotësjellēs dhe flakës së tankeve…

P.S. Shiko të lutem, punëso ndonjë këshilltar të mençur, e hiqy “yjëve” autonomist, që ta kanë ngulitur krejt gabimisht idenë e “korigjimit”! Harroje burrë këtë temë, se si thotë populli “i ka dekë nana, kësaj pune”.

Shkruar nga Fadil Maloku