10:55 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Objekt pa leje në Prishtinë, familjarët nuk lejojnë rrëzimin e saj (Foto)

Një objekt i ndërtuar në fshatin Trud të Komunës së Prishtinës është pa leje dhe si i tillë inspektoriati i urbanizmit të komunës ka shkruar për ta rrëzuar.

Para shtëpisë pa leje, janë parë forca të policisë, inspektorët dhe mjetët për rrëzim, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, ende ata nuk kanë arritur të kryjnë punën e tyre, pasi kanë hasur në rezistencën e familjarëve të shtëpisë pa leje.

Ata kanë dalur para shtëpisë dhe kanë bllokuar procesin. Për këtë kanë dalë edhe policia./Indeksonline/