75 Mall Live Search
08:24 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Oblak lë të hapur mundësinë e largimit nga Atletico

Pas Antoine Griezmann që ka paralajmëruar se mund të largohet nga Atletico Madrid, tani është edhe portieri Jan Oblak i cili mendon të transferohet diku tjetër.

Për reprezentuesin slloven ka kohë që interesohen klubet angleze, Liverpool dhe Arsenal, të cilat pasi kanë dëgjuar fjalët e Oblak, mund të hidhen në sulm për ta siguruar gjatë verës.

“Është e vështirë të flasësh për të ardhmen”, ka thënë Oblak për mediat spanjolle.

“Nuk mund të flasësh për atë që do të ndodhë nesër, e lëre më për sezonin tjetër, por unë jam i qetë pasi e gjithë kjo situatë është në duart e Atleticos dhe askush se di se çfarë na pret në të ardhmen”.

“Asgjë e re nuk ka ndodhur në këtë periudhë edhe pse është folur për kontratën e re, por gjërat janë ashtu siç kanë qenë”.

“Unë kam ende kontratë me klubin, por tani duhet të pres dhe të shoh se cilat janë planet e Atleticos për mua”, ka përfunduar ai.